BE: Presim votim pa trysni dhe zgjedhje demokratike

Zgjedhje të lira dhe të drejta, votim në kushte të qeta dhe pa trysni, është mesazhi i delegacionit të BE-së për zgjedhjet lokale në Maqedoni. Të njëjtën e kërkoi edhe misioni i SHBA-ve në OSBE.

Shpresojmë që gjithë qytetarët do mund të realizojnë votimin e tyre në mënyrë demokratike dhe në kushte të qeta e normale pa asnjë lloj trysnie. Zgjedhjet e drejta dhe të lira janë padyshim të rëndësishme për agjendën e BE-së, por përpara se gjithash janë të rëndësishme për gjithë qytetarët e vendin, po ashtu dhe për politikanët dhe partitë politikë, thonë nga delegacioni i BE-së në Shkup. 

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 24 Mars. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button