Cërvenkovski: Të dielën populli vendos për dy palë zgjedhje

LSDM mbajti tubim në Komunën Qendër në Shkup.

“Të dielën populli do të votojë dy herë, njëherë për zgjedhje lokale dhe një herë për zgjedhje të parakohshme parlamentare”porositi lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski nga tubimi i mbrëmshëm në komunën Qendër të Shkupit.

Ai kërkoi mbështetje nga qytetarët për kandidatin për kryetar komune Andrej Zhernovski nga Unioni për ardhmërinë.

Duke folur për projektet e parapara, Zhernovski paralajmëroi fasada të reja pët ndërtesat dhe gazifikim.

Kandidati për kryetar komune të Shkupit Jani Makraduli shtoi se mes aktiviteteve prioritare është edhe ndërtimi i një rruge këmbësorike  nga Muzeu i qytetit të Shkupit deri te Çarshia e vjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button