Kryeministri i Kosovës Kurti është kërcënuar, tha zëdhënësi i Qeverisë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i tha Radios Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, por nuk dha detaje se nga kush ose në çfarë rrethana.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha zëdhënësi Kryeziu.

Mediat lokale në Kosovë raportuan të mërkurën (27 tetor) në mbrëmje se afër shtëpisë së Kurtit vërehet prani më e shtuar e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i tha Radios Evropa e Lirë se, tani për tani, nuk mund të ofrojë informacione për këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button