Moti, gjatë javës tjetër shi e borë

Të premten do të mbajë mot me diell dhe shumë erë. Temperatura minimale do të sillet prej -1 deri më 6 ndërsa më e larta e ditës 14 gradë Celsius.

Të shtunën në orët e hershme të mëngjesit do të ketë paraqitje të ngricave me temperaturë prej -6 deri 1 gradë, ndërsa gjatë ditës diell dhe erë, me temperaturë prej 8-16 gradë Celsius.

Kushte për ngrica do të ketë edhe në orët e para të ditës së diel, ndërsa gjatë ditë do të mbajë mot me vranësira dhe periudha dielli me temperaturë deri 17 gradë.

Nga dita e hënë, sërish destabilizim i kohës.

Na pret një javë me shumë shi dhe ulje të temperaturave, ndërsa pjesa e dytë e javës me mundësi për reshje bore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button