Peshku i artë “do ta zgjedhë” kryetarin e komunës së Ohrit

Me qëllim të uljes së tensioneve parazgjedhore, Super Radioja nga Ohri do të organizojë “zgedhje” të kryetarit të komunës së Ohrit. Peshku i artë “Dëshira” do të zgjedhë në mes dy kandidatëve më seriozë për postin e kryetarit të komunës. 

“Sipas shembullit të oktopodit Pol, i cili i parashihte rezultatet e Kampionatit botërorë në futboll që u mbajt në Afrikën e Jugut, vendosëm të organizojmë “zgjedhjen” e kryetarit të komunës së Ohrit. Si medium, dëshirojmë të japim kontribut modest në qetësimin e situatës dhe mu për këtë arsye i ftuam dy kandidatët që kanë gjasa më të mëdha për të fituar, të marrin pjesë në këtë ngjarje”, thotë kryeredaktori i Super Radios, Sasho Mitanoski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button