Strugë, Sela takon sportistët

Kandidati për kryetar komune në Strugë, Ziadin Sela, gjatë vizitës që bëri në fshatin Veleshtë, ndoqi edhe ndeshjen e futbollit që luhej atë ditë mes dy klubeve strugane, KF “Veleshta” dhe KF “Vllaznimi”. Ai takoi lojtarët, bisedoi me ta, kryesisht për problemet që hasin talentët e rinj të këtij sporti.

Kushte të vështira për stërvitje, mjete të pamjaftueshme financiare për mirëmbajtjen e klubeve, stadiumeve, mospasja e perspektivës për lojtarët, gjegjësisht talentët që në këtë rajin janë të shumtë, ishin pjesë e bisedës së Selës dhe lojtarëve. Sela u tregoi lojtarëve për ofertën e tij, në veçanti për zhvillimin e sportit në Strugë.

Ai në programin e tij qeverisës, ka paraparë mbështetje institucionale për klubet e futbollit, rregulllim të terreneve sportive, organizim të një manifestimi ku do të zgjidhen klubet dhe sportistët e vitit dhe shpërblimi i të njëjtëve, si dhe programe tjera stimuluese për zhvillimin e sporteve në përgjithësi.

Në fund Sela u uroi suksese lojtarëve të të dy ekipeve, duke i siguruar ata se ai do të jetë gjithmonë i hapur për ti dëgjuar problemet e tyre dhe për ti ygjidhur ato./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button