Çfarë do të bëni nëse interneti nuk do punonte më?

Në vitin 1982 interneti ishte një vend i sigurt ku të gjithë e njihnin njëri- tjetrin. Komuniteti ishte kaq i vogël sa çdo adresë e-maili i uebit mund të ishte pjesë e numëratorit të adresave të telefonit.

Tani ky numërator mund të shkonte deri në 25 milje. Shkencëtari Danny Hillis ishte një nga të paktët njerëz, si pjesë e atij komuniteti të vogël.

Në një diskutim të TED Hillis tha se popullimi kaq i madh i internetit aktual është i ekspozuar ndaj një kërcënimi të ri. “Interneti u krijua me idenë se lidhjet e komunikimit nuk mund të ishin të sigurta, por njerëzit që lidhnin kompjuterët në internet mund të ishin të zgjuar e të besueshëm. Dihet që kjo gjë nuk pretendohet më.” Ne jemi kaq shumë të varur nga interneti për shumë gjëra sa nuk e dimë se çfarë mund të ndodhte nëse në një moment të caktuar ai nuk punon më.

Hillis tregon raste të vrimave të sigurisë që kanë shkaktuar incidente të cilat ekspozojnë dobësitë e një interneti që nuk u krijua për qëllimin e sotëm. Sot interneti mbështet gjithë infrastrukturën e shoqërisë tonë, transferime  fondesh etj.

“Ne po e vendosim veten tonë në një katastrofë si e tipit që patëm në sistemin financiar, ku ne e munduam si një sistem të bazuar mbi besimin, që ishte ndërtuar për një sistem të një shkalle më të vogël, edhe e kemi zgjeruar jashtë asaj që ne realisht mund të përballojmë, shpjegoi Hillis.”

Hillis gjithashtu theksoi se është koha për një Plan B. Një “rrjet alternativ komunikimi që është totalisht i pavarur nga protokollet e internetit.”

“Ndërkohë që jam i shqetësuar për faktin që jemi shumë më keq se sa kishim menduar. Shumë njerëz kanë filluar të propozojnë zgjidhje të zgjuara alternative” tha ai, “Si çdo problem infrastrukture ky është nga më të rëndësishmit për tu zgjidhur. ”

Lajme të ngjashme

Back to top button