Fushata zgjon nga gjumi projektet që 4 vite as u përmendën

Gjatë gjithë fushatës së zgjedhjeve lokale, patëm mundësi që nga kryetarët aktual dhe rikandidat për komunat nga ku vijnë të shohim prezantim të projekteve të përfunduara që nuk arritën ti bëjnë gjatë gjithë mandatit katër vjeçar.

Ky vrull i rikandidimeve komunale, për të përfunduar me shpejtësi dhe për të dalë para opinionit si Komuna të suksesshme, nuk mahnit më qytetarët, kështu thonë ekspertët Alajdin Demiri dhe Edmond Ademi, duke shtuar se të dielën të gjithë do ta marrin shpërblimin apo dënimin e merituar.

‘Kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, të cilët paraqiten në mënyrë agresive në emër të pushtetit se Komunat të cilat do ti fitojnë kandidatët e pozitës do të jenë komuna të favorizuara ndërsa komunat që eventualisht do ti fitojë opozita do të jenë të dështuara. Në vazhdë të këtij mendimi kemi kandidatët e komunave të cilat i ka menaxhuar pushteti të cilat në mënyrë agresive edhe punën e kryer në këtë mandat e prezantojnë si punë që duhet të vij në mandatin e ardhshëm. E gjithë kjo rrumbullakos atë ide me pushteti atë që se ka bërë këtë mandat do ta bëj mandatin tjetër’ tha Demiri.

Edmond Ademi, është i mendim se kjo është një fenomen që e shohim vetëm në shtetet me nivel të ulet politik, dhe me procese zgjedhore manipulative siç është edhe Maqedonia.

‘Jemi dëshmitar ku çdo ditë, kemi kryetar aktual qe janë në krye të Komunave edhe nga 8 vite, e për ato 8 vite s’kanë bë asgjë apo thuaj shumë pak, e tash gjatë fushatës papritmas presin shirita, hedhin lopata për projekte që është dashur ti përfundojnë për 2, 3 apo më shumë vite më parë. E mira e zgjedhjeve lokale është se qytetaret e dinë direkt, çdo ditë, ballafaqohen me rrethin ku jetojnë brenda 4 viteve , dhe se lehte vërehet se një kryetar a ka punuar apo jo, dhe se këto zgjedhje lokale janë shanse ta dënojnë mos punën , apo ta shpërblejnë punën e tij’ precizon Ademi.

Ndryshe, para fillimit dhe gjatë gjithë fushatës, krerët e komunave në vazhdimësi kanë lëshuar në përdorim parkingje, shkolla, sheshe, rrugë, salla sporti dhe të ngjashme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button