Facebook do të paguajë 14 milionë dollarë për diskriminimin e amerikanëve gjatë punësimit në kompani

Facebook ka rënë dakord të paguajë 14.24 milionë dollarë për të ndaluar ndjekjen penale të autoriteteve amerikane, të cilat e akuzojnë për dhënien e disa vendeve të punës të paguara mirë për shtetasit e huaj, në dëm të qytetarëve amerikanë dhe banorëve me qëndrim të përhershëm (karton i gjelbër), transmeton Portalb.mk.

Ministria amerikane e drejtësisë ngriti padi në fund të vitit 2020 me pretendimin se kompania qëllimisht ndërtoi sistem punësimi që parandalonte amerikanët e kualifikuar të mësonin për punë të caktuara dhe të konkurronin, për shembull, duke mos pranuar aplikime online. Kompania e Mark Zuckerberg, sipas ministrisë amerikane, në fakt i ruante ato punë për punonjësit që tashmë kishin punuar në të me vizë të përkohshme dhe donin të merrnin kartë të gjelbër. Në fillim të vitit, megjithatë, Ministria për punë hapi hetim mbi politikën e punësimit të kompanisë.

“Facebook nuk është mbi ligjin dhe duhet të respektojë të drejtat civile të cilat vlejnë në vendin tonë,” tha zëvendës prokurorja e përgjithshme Kristen Clark.

Në një deklaratë të lëshuar dje, kompania pretendon se i ka respektuar rregullat, por se është pajtuar të paguaj dëmet për t’i dhënë fund ndjekjes penale.

Nga 14 milionë dollarët që janë pjesë e marrëveshjes, 4.75 milionë dollarë janë për kompaninë dhe pjesa tjetër është për kompensimin e viktimave të mundshme të diskriminimit bazuar në shtetësinë ose statusin e tyre të imigrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button