Universiteti FON festoi 10 vjetorin e themelimit të tij

10 vjetori i Universitetit FON u festua në sallën e Operas dhe Balet të Maqedonisë në prani të shumë të ftuarve nga sektori i edukimit, biznesit, OJQ-ve dhe korit diplomatik.

Fjalën përshëndetëse e morën rektori i Universitetit prof.dr. Aleksandar Nikollovski, themeluesi dhe presidenti i Bordit të FON- it Fijat Canoski dhe menaxheri  i përgjithshëm  Sefer Canoski.

Në ceremoni, ambasadorit amerikan në Shkup, Paul Wohlers ju dhurua një plakat nderi për kontributin e tij në zhvillimin e edukimit në Republikën e Maqedonisë.

“Kam pasur mundësinë të takohem me të rrinj nga gjithë vendi, dhe ata më kanë lënë shumë përshtypje.  Mirëpo, shumë prej tyre janë shprehur jo të sigurtë, të frikësuar dhe të pajtuar me situatën.  Shumë të rinj më kanë thënë se nuk kanë zgjedhje tjetër përveç se ta lëshojnë vendin; të kërkojnë punë jashtë Maqedonisë se këtu nuk ka asgjë për ata.  Shumë më kanë thënë se mundësitë ekonomike paraqiten në formë të antarësisë në parti politike dhe se mund të marrin pjesë në krijimin e fatit të tyre vetëm me shprehjen e besnikërisë ndaj njërës apo tjetrës parti politike.  Shumë të rinj në këtë vend nuk janë ballafaquar me sfidën e të qenit të involvuar, të mundësisë për të punuar për të bërë këtë vend- vendin e tyre- ashtu si e kanë ëndërruar, vend ku shpresat dhe idealet e tyre mund të realizohen, ku paqja, harmonia dhe prosperiteti të cilat i dëshirojnë aq shumë qytetarë të Maqedonisë janë të kapshme dhe të gatshme për t’u shndërruar në realitet” tha mes tjerash në fjalimin e tij ambasadori amerikan.

Universiteti FON sot është një universitet  serioz dhe i respektuar me gjithsej 9 fakultete dhe 29 drejtime.

Në Universitetin FON, sot studiojnë mbi 4500 student në studime universitare, pasuniversitare dhe doktoraturë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button