Edhe tre ditë mbyllet fushata

Partive politike në Maqedoni i kanë mbetur edhe vetëm tre ditë të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale të 24 marsit. Tubimet zgjedhore përfundojnë në mesnatën e 22 marsit, kur zyrtarisht hyn në fuqi heshtja zgjedhore.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) tubime finalizuese gjatë tre ditëve do t`i mbajë në Poroj, Çair gjatë ditës së mërkurë si dhe Tetovë dhe Shkup planifikohen dy ditët e fundit të fushatës.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) për sot do të zhvillojë fushatën në Çashkë, Veles Shkup, nesër në Pllasnicë dhe Kërçovë, ndërsa tubimin përmbyllës do ta mbajë në Tetovë.

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) tubimet e saj gjatë tre ditëve do ti mbajë sot në Bogovinë, ndërsa më pas edhe tubimi qendror përmbyllës në Tetovë me kandidatin Izet Zeqiri. Ndërsa nesër do të mbahet tubimi qendror në Gostivar. RDK ditën e fundit të fushatës do ta shfrytëzojë si caravan ditor, duke nisur me vizita në Gostivar, Poroj dhe Xhepçishtë.

Partitë maqedonase gjithashtu kanë lënë qendrat e mëdha për të finalizuar fushatën zgjedhore. VMRO-DPMNE dhe LSDM të dyja do të fokusohen këtyre tre ditëve në Strumicë, Kumanovë, Shkup, Ohër, Shtip dhe Manastir. /lexovet

Lajme të ngjashme

Back to top button