RMV, në 67 komuna votat janë numëruar plotësisht, kurse në Shkup dhe komunat e Shkupit vazhdon ende numërimi
Sipas internet-aplikacionit të KSHZ -së, në të cilin tregohen rezultatet e votimit në zgjedhjet e djeshme lokale, numërimi ka përfunduar në 67 komuna në vend. 100 përqind e të dhënave janë përpunuar në Gradsko, Dojran, Llozovë, Rosoman, Qendër Zhupë, Bogdanc, Plasnicë dhe Çeshinovë-Obleshevë, Haraçinë, Berovë, Manastir, ndërsa në Shkup dhe komunat e Shkupit mbeten akoma vota të panumëruara, transmeton Portalb.mk.
Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, deri më tani në rrethin e parë janë zgjedhur kryetarët e 29 komunave, si vijon:
- Kiro Nackov nga VMRO-DPMNE për kryetar në Gradsko me 55.66% të votave;
- Ango Angov nga LSDM për kryetar të Dojranit me 53.21% të votave;
- Arian Ibrahim nga DPTM për kryetar të Qendër Zhupës me 71.16% të votave.
- Zvonko Pekevski nga LSDM në Berovë me 51.25% të votave.
- Blazhe Shapov nga LSDM në Bogdanc me 50.70% të votave.
- Risto Mançev nga VMRO-DPMNE për Bosilovën me 58.33% të votave.
- Pero Kostadinov nga LSDM për Vallandovën me 57.73% të votave
- Marko Kolev nga VMRO-DPMNE në Veles me 51.63% të votave
- Mile Petkov nga VMRO-DPMNE në Vinicë me 54.74% të votave
- Goran Trajkovski nga LSDM në Dellçevë me 51.14% të votave
- Borço Kocev nga VMRO-DPMNE në Zërnovc me 54.54% të votave
- Aleksandar Georgievski nga VMRO-DPMNE – Ilinden me 53.40% të votave
- Dimitar Kostadinovski nga VMRO-DPMNE Jegunovc me 50.40% të votave
- Mitko Jançev nga VMRO-DPMNE Kavadar me 72.35 vota
- Viktor Paunov nga VMRO-DPMNE Karbinc me 59.40% të votave
- Sasko Mitovski nga LSDM – Kriva Pallankë me 54.75% të votave
- Nikolçe Miskoski nga LSDM – Krivogashtani me 50.83%
- Tome Hristoski nga LSDM – Krushevë me 52.70%
- Erkan Arifi nga BDI – Likovë me 72.59%
- Draganço Sabotkovski nga VMRO-DPMNE në Mogila me 57.28%
- Goran Stojanov nga VMRO-DPMNE në Negotinë me 51.94%
- Stevce Stevanovski nga VMRO-DPMNE në Novac me 51.29%
- Borçe Mitevski nga VMRO-DPMNE për Petrovec me 63.84%
- Alija Jaoski nga BDI për Plasnicën me 76.65%
- Borçe Jovçeski nga VMRO-DPMNE në Prilepin me 54.56%
- Stefçe Trpkovski nga VMRO-DPMNE në Sopishtë me 65.03%
- Dejan Vlladev nga VMRO-DPMNE në Shën Nikollë me 51.97%
- Kostadin Kostadinov nga LSDM në Strumicë me 53.71% të votave
- Blerim Bexheti nga BDI në Saraj me 65.97%
Pas numërimit të të gjithë votave, sipas të dhënave të sistemit të KShZ-së, rreth të dytë me siguri do të ketë në:
- Lozovë
- Butel
- Rosoman
- Manastir
- Bogovinjë
- Haraçinë
- Bërvenicë
- Vasilevë
- Vevçan
- Vrapçisht
- Gjevgjeli
- Dibër
- Debarcë
- Demir Kapi
- Demir Hisar
- Dolnen
- Zhlinë
- Zelenikovë
- Kërçovë
- Konçe
- Koçan
- Kratovë
- Mavrovë Rostushë
- Makedonska Kamenicë
- Makedonski Brod
- Ohër
- Novo Sellë
- Pehçevë
- Probistip
- Radovish
- Rankovc
- Resenjë
- Studeniçan
- Nagoriçan i Vjetës
- Strugë
- Tearcë
- Çashkë
- Çeshinovë-Obleshevë
- Çucer Sandevë
Rezultatet ndryshojnë vazhdimisht pasi KShZ i përditëson ato me votat e përpunuara.