Howitt: Maqedonia do të marrë rezolutë pozitive nga PE-ja

“Kemi marrëveshje politike midis të gjitha partive politike në Parlamentin Evropian për amendamente kompromisi, për gjithçka përveç se për një pikë, e ajo është diçka që ndryshon shumë shpejt dhe për çka vazhdimisht na duhet azhurnim”, deklaroi raportuesi për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Richard Howitt, në lidhje të votimin e ardhshëm për Rezolutën për Maqedoninë, që është caktuar për më 8 prill.

Sipas Howittit, prej 203 amendamenteve të parashtruara, kryesisht nga eurodeputetët grekë dhe bullgarë, tani ka dhjetëra amandamenet që janë bashkuar dhe të cilat për dy javë e gjysmë Komiteti për punë të jashtme (AFET) do t’i votojë në seancën e pasdites.

Deputeti britanik në Parlamentin Evropian refuzon të tregojë rreth cilës pikë nuk mund të gjendet marrëveshje, por potencoi se nuk bëhet fjalë për ndonjë pikë të madhe politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button