Cërvenkovski në Manastir: Shkojmë deri në fund, deri në fitore

Karvani i koalicionit “Unioni për ardhmërinë” qëndroi në komunat e Mogilës, Novacit, Demir Hisarit dhe Manastirit ku mbrëmë në sheshin “Magnolia” e mbajti tubimin qendror parazgjedhor në të cilin u prezantuan kandidatët për kryetar komune Mende Dinevski dhe kandidatët për anëtarë të Këshillit të komunës së Manastirit.

Në fjalimin e tij deri te anëtarët dhe simpatizantët e partive që e përbëjnë koalicionin “Unioni për ardhmëri”, lideri i opozitës Branko Cërvenkovski kërkoi mbështetje për fitoren e zgjedhjeve lokale, dhe menjëherë pastaj edhe për zgjedhjet a parakohshme parlamentare.

Kryetari i LSDM-së Branko Cërvenskovski u bëri thirrje qytetarëve që më 24 mars masivisht të dalin në vendvotimet dhe të votojnë për koalicionin “Unioni për ardhmëri”, për kandidatin për kryetar komune Mende Dinevski dhe kandidatët për këshilltarë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button