Vetëvritet një mashkull në Tetovë

Rreth orës 7 e 30 këtë mëngjes është vetëvra V.N (56) nga fshati Sllatinë i Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski.

“Sipas deklaratave e të afërmve deklaroi se personi në fjalë sot në mëngjes kishte shkuar për të ushqyer bagëtitë e tij dhe më vonë gruaja e ti e gjeti të varur me një litar të lidhur për druri. Ajo thirri fqinjët të cilët e zbritën trupin poshtë, por ishin shumë vonë sepse nuk kishte më shenja jete. Ata njoftuan menjëherë policinë, ekipi i të cilëve shkoi së bashku me gjykatësin hetues dhe mjekun ligjor” ka deklaruar Josifoski, transmeton Shqipmedia.

 Sipas të dhënave paraprake nga familjarët e viktimës nuk është vërejtur ndonjë problem psiqik dhe gjithashtu  nuk kishte shenja dhune në trupin e tij.

Kjo është vetëvrasja e dytë në rajonin e Pollogut gjatë këtij viti derisa vitin e kaluar janë regjistruar nëntë vetëvrasje dhe një përpjekje për vetvrasje, ka informuar Josifovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button