28 ‘spiunë’ janë zbuluar për gjashtë muaj

Komisioni për verifikimin e fakteve (KVF) apo Komisioni për lustrim, në gjashtë muajt e fundit ka identifikuar gjithsejtë 28 kodoshë.

Pesë prej tyre janë persona që aktualisht mbajnë funksione, 19 kanë qenë funksionarë të mëparshëm  ndërsa katër prej tyre janë në mesin e kandidatëve për të marrë funksion publik. Vetëm për katër prej tyre janë miratuar vendime përfundimtare me anë të së cilave shpallen bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, shkruan në raportin e prezantuar dje nga KVF.

Në periudhën gjashtëmujore Komisioni ka dërguar gjithsejtë 7.384 kërkesa deri te të gjitha shërbimet sekrete maqedonase, nga të cilat informacione të plota ka marrë vetëm për 3.863 persona, ndërsa mbetet të shqyrtohen faktet për 3.521 personat e tjerë.

Ndryshe, Ligji për Lustrim për të tretën herë gjendet para Kushtetueses, ai përmban dispozita të cilat sipas ekspertëve, shkel të drejtat e njeriut. 

Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese nuk vendosi për Lustrimin, dha dritë jeshile ai ende të zbatohet. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button