Protestë në Bruksel për shqiptarët e Maqedonisë dhe të Luginës së Preshevës

Komuniteti shqiptar i diasporës në Belgjikë dhe në Evropë nesër do të mbajë protestë para Parlamentit Evropian në Bruksel, në shenjë proteste për gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Ballkan, me theks të veçantë, siç thuhet, në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës, njofton agjencia INA.

Protesta është e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Beneluks, ndërsa bëhet thirrje për përkrahje masive të kësaj proteste nga ana e shqiptarëve që jetojnë në Evropë. Përmes një njoftimi publik, organizatorët kanë theksuar se protesta do të mbahet në orën 14.00, në Place Schuman, para hyrjes së ndërtesës së Parlamentit Evropian. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button