iPhone 5S do të zhbllokohet me anë të gjurmëve të gishtit?

Sipas raportimeve të fundit thuhet se Apple është duke punuar për të zhvilluar një teknologji të re sipas të cilës telefoni mund të hapet përmes gjurmëve të gishtërinjve të pronarit. Planet e Apple janë të prezantoj një iPhone i cili mund të zhbllokohet me shenjat e gishtit të pronarit të pajisjes.

Raporti i cili vjen nga the Telegraph deklaron që në të njëjtën kohë, prodhuesit tjerë telefonik janë duke testuar teknologjitë e njohjes së syrit dhe të zërit për pajisjet e ardhshme. Spekulimet për planet e tilla të Apple kanë filluar vitin e kaluar kur prodhuesi i iPhone ka blerë firmën e sigurimit AuthenTec për 235 milion funta.

Ndërkohë, analistët e teknologjisë presin që ky tipar të jetë pjesë e iPhone 5S i cili pritet të lajmërohet më vonë gjatë këtij viti. Ndërsa, rivali kryesor i Apple – Samsung, ka të integruar tiparin e ngjashëm, “Face Unlock” në pajisjen e saj, Galaxy S3. 

Lajme të ngjashme

Back to top button