Bekteshi, tërhiqet nga gara për këshillin komunal të Strugës

Bartësi i listës së pavarur për këshillin e qytetit të Strugës, Skender Bekteshi përmes një komunikate për media ka njoftuar se lista e pavarur që ai përfaqëson përfundimisht  tërhiqet nga gara për këshillin e qytetit  me arsyetimin e vetëm për mos përçarjen e votës shqiptare në Strugë.
Në komunikatën e lëshuar nga bartësi i listës së pavarur thuhet:

“Unë Skender Bekteshi bartësi i listës së pavarur për këshillin e komunës së Strugës, deklaroj publikisht tërheqjen e listës nga gara e mëtutjeshme.
Duke parë ecurinë e bashkimit të votës në baza nacionale, për të mos dëmtuar vot[n shqiptare në komunën e Strugës, apeloj deri te mbështetësit e mi që gjatë zgjedhjeve lokale të 24 Marsit të mos votojnë listën e pavarur të këshilltarëve për komunën e Strugës. 
Falemenderoj përkrahësit e listës me shpresë se do të ndikojë pozitivisht në orientimin e votës.
Le të jem unë shembull në mospërçarjen e votës shqiptare në komunën e Strugës” 

Skender Bekteshi theksoi se ky vendim është personal dhe nuk ka të bëjë me asnjë lloj presioni apo ndikimi nga ndonjë parti apo subjekt i caktuar politik. 
 

Lajme të ngjashme

Back to top button