Presidenti i HTC shprehet: prisnim një risi në dizajnin e Galaxy S4

HTC kurrë nuk ka qenë e trembur rreth kritikave ndaj Samsung, rivali i saj kryesor në fushën e telefonave inteligjentë Android. Së fundmi kemi dëgjuar një citim nga presidenti i HTC për Amerikën Veriore, Mike Woodward, në lidhje me Samsung Galaxy S4.

Woodward nuk e ka fshehur fare kritikën e tij se pajisja kë një dizajn të përsëritur. “Ne ishim të kënaqur pasi prisnim një dizajnim të ri” – tha ai, duke pretenduar se pajisja e re nga Samsung u duket pothuajse identik me para ardhësit e saj.

“Unë mendoj se Samsung është duke u përpjekur që të na trullosë me paratë dhe marketingun e saj” – tha ai. Po sigurisht ka disa të vërteta në këto që thamë: Samsung ka grumbulluar shumë para duke reklamuar pajisjet e saj mobile, në krahasim me shumë prodhues të tjerë, vitin e kaluar.

Në intervistë, Woodward pranoi se HTC nuk ka ndërmend tani për tani të konkurrojë me Samsung për fushatën e marketingut, por kompania shpreson të arrijë shitje të mëdha më produktin e saj HTC One.

Lajme të ngjashme

Back to top button