RMV, sa para kanë pranuar dhe harxhuar në fushatën zgjedhore, partitë duhet të raportojnë në tri institucione

Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoninë e Veriut ka përkujtuar pjesëmarrësit në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit për dokumentet që duhet detyrimisht t’i dorëzojë në ESHR, në Komisionin Shtetëror për Zgjedhje dhe në Komisionin anti-korrupsion, transmeton Portalb.mk.

Një nga obligimet e pjesëmarrësve është deklarimi i donacioneve që i marrin për financimin e fushatës parazgjedhore, deri më 7 tetor në ora 00:00; për të vazhduar pastaj raportimin më 16 tetor dhe më 30 tetor për balotazhin.

Deri më 4 nëntor duhet të raportohet për të ardhurat dhe shpenzimet në transaksionin për fushatën parazgjedhore në raundin e parë, ndërsa deri më 18 nëntor për xhiron e dytë. Me mbylljen e këtij transaksioni, brenda 30 ditëve duhet të dorëzohet raporti i përgjithshëm financiar.

Partitë politike të gjitha këta raportohet duhet t’i publikojnë në ueb faqen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button