Si të mbrohemi nga temperaturat e larta

Gjatë këtyre temperaturave tropikale duhet shmangur aktivitetet e renda,si p.sh të mos lëvizim në periudhën me të nxehte të ditës. Të vishemi me veshje të lehta dhe me ngjyra të hapura, syze dielli dhe kapelë në kokë. Gjatë qëndrimit te domosdoshëm në të hapur, rekomandohen pushime me të shpeshta nën hije.

Duke pasur parasysh se në këto temperature të larta trupi ynë shume lehtë mund të arrij në fazën e dehidrimit preferohet që të konsumohen sa me shume lëngje edhe atë ujë,lëngje,çaj,supë.

Preferohet që të zvogëlohet konsumimi i ushqimeve me yndyre dhe ëmbëlsirave. Të shmangemi nga pijet alkoolike dhe pijet qe përmbajnë sasi të mëdha të kafeinës.

Duke ditur se në këto temperatura të larta më se tepërmi mund të preken të sëmuret kronikë e sidomos ata me sëmundje të zemrës, neurologjike, te sëmurët me diabet, të sëmuret me sëmundje të mushkërive te bardha dhe te tjera,rekomandohet qe këta grupe të njerëzve të mos shfaqen në ambiente të nxehta dhe të hapura ndërsa sa më shumë duhet qëndruar ne ambiente te mbyllura dhe të klimatizuara,dhe obligimet e tyre ti kryejnë në orët e mëngjesit ose të pasdites./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button