Ahmeti në Strugë: Arbeni do e realizojë programin e tij, BDI dhe ekzekutivi i saj është garancë për këtë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sonte në Strugë promovoi kandidatin e BDI-së për komunën e Strugës Dr. Arben Labënishti, duke u bërë thirrje të gjithë struganëve për të votuar siç tha ai alternativën më të mire për Strugën, kandidatin e BDI-së Arben Labënishtin.

Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe zv/kryeministri Musa Xhaferi, ministra dhe funksionarë tjerë të BDI-së, lideri i PAE-s Fiat Canovski si dhe kryetari i DR-së Kastriot Haxhirexha.

“Arbeni do ta realizojë programin e tij për Strugën dhe për këtë i qëndron pas Bashkimi Demokratik për integrim  dhe gjithë ekzekutivi i saj. Arbeni do të jetë përgjegjës për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare, sepse kryetari i Strugës mban mbi shpatulla përgjegjësinë sesi do të drejtojë strugën. Struga nuk mund të ndahet në të shqiptarëve, maqedonasve, turqve…, por Struga është e struganëve dhe e vullnetit të shumicë së qytetarëve të Strugës dhe ky vullnet as që nuk të ndryshohet, dhe as që mund të devijohet. Këtë vullnet, duhet ta respektojnë të gjithë. Andaj, ne duhet të jemi të arsyeshëm dhe të logjikshëm si flasim, të orientojmë njerëzit”, tha lideri Ahmeti.

Kandidati i BDI-së për Strugën Arben Labënishti tha se koha është një virtyt, është diçka shumë e vlefshme dhe kjo kohë më ka mësuar se ka shumë gjëra të cilat ne i vlerësojmë dhe i duam, por shpesh duke vrapuar pas mirësive të çastit, ne harrojmë dashurinë e vërtetë. 

“Dashuria e vërtetë janë njerëzit tanë, fëmijët, prindërit, gjyshërit, miqtë tani më të afërt. Pikërisht për këta njerëz të dashur, për këta njerëz të cilët kanë dhënë shumë për Strugën tonë, ne jemi mbledhur sonte këtu për Strugën shqiptare. Ju më njihni, unë jam mjek, jam betuar para urdhrit të Hipokratit se çdo në moment dhe kohë do t’u shërbej njerëzve dhe ky profesion i imi më ka mësuar se gjëra më e rëndësishme në jetë është dashuria për njeriun. 

Jam para jush me gjithë përgatitjet time që së bashku me jua ta ndërtojmë Strugën e re për brezat e ardhshëm. Besoj se këtë mund ta bëjmë bashkërisht. Struga është e jona dhe e tillë do të jetë falë Allahut fuqiplotë. Rroftë Struga jonë, ne do të fitojmë”, tha Labënishti në fjalën e tij në tubimin promovues në Strugë./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button