(Foto) Sela takon llabunishtarët, banorët premtojnë mbështetje të fuqishme

Kandidati për kryetar të komunës së Strugës, Ziadin Sela, nën shoqërinë e ekipit të tij dhe një numër të madh banorësh, ka përshkuar më këmbë rrugët e Llabunishtës.

Sela u njoh nga afër me problemet e këtyre banorëve, bisedoi me ta dhe kërkoi përkrahje nga të njëjtit me garancë se nuk do të zhgënjehen. Banorët e Llabunishtës pranuan ofertën dhe premtimet e Selës në formë të shkruar dhe e siguruan atë për përkrahje të fuqishme më 24 mars, pasi janë shumë të zhgënjyer nga pushteti aktual.

Ndërtimi i sallës sportive, gjë që sipas organeve aktuale komunale figuron e ndërtuar vetëm në letër, a në realitet është e kundërta, është një nga projektet e Selës që ka zënë vend në Programin e tij qeverisës. Zgjidhja e problemit me sistemin e kanalizimit dhe lidhja e tij me kolektorin, pasi aktualisht ujërat e zeza kalojnë nëpër lumin e fshatit dhe derdhen pa u filtruar në rrjedhën e Drinit të Zi, gjithashtu është pjesë e programit të Selës. Sela gjithashtu premtoi largimin e deponisë së egër në afërsi të fshatit që paraqet shqetësim për banorët, asfaltim të rrugëve dytësore, mbështetje institucionale për KF “Llabunishta” dhe shumë projekte tjera.

” Kërkoj përkrahjen tuaj më 24 mars, që të gjithë së bashku të largojmë kaosin në Strugë. Kërkoj përkrahje nga ju, që të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme të sigurtë për fëmijët tanë…Unë ju siguroj se askush nuk do të preket nga vendi i punës, ne nuk do largojmë nga puna askënd, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo partiake.

Përkundrazi, do të tërheqim investime për hapjen e vendeve të reja të punës, që të rinjtë mos largohen më nga ky vend, por të jetojnë dhe punojnë në vendin e vet…Ju lus që më 24 mars, sa m? masovikisht të dilni të votoni, të rrethoni numrin 22 dhe së bashku t’ia kthejmë dinjitetin Strugës dhe qytetarëve të saj.” – tha mes tjerash, Ziadin Sela para banorëve të Llabunishtës.

Lajme të ngjashme

Back to top button