BMW M6 Mirr6r, modeli i ri nga Hamann (FOTO)

Sallonet e njohura të automobilave janë vende të mira për njohjen e trendëve më të reja në botën e “tuning-ut” dhe kështu ndodhi edhe në Gjenevë ku u prezantua ekstravaganti BMW M6 Mirr6r, të cilin e ofroi shtëpia gjermane e “tuning-ut”, ajo “Hamann”.

Makina është e bazuar në BMW M6 coupe, ndërsa bëhet fjalë për versionin e përpunuar e pajisur me pakon e re aerodinamike e cila përfshin krahë më të gjerë, spoljerin e pasmë, sistemin e ri të hedhjes jashtë të gazrave, pragjet e reja dhe difuserin e pasmë i bërë me fibra të karbonit.

Ky i fundit funksionon në çift me spoljerin të bërë po ashtu me fibra të karbonit në mënyrë që të arrihet rrjedhja optimale e ajrit. Në difuser janë të vendosur dy tuba të bërë nga çeliku që nuk ndryshket. Automobil shfrytëzon rrotat prej 21-inç, në të cilat gjenden gomat “”Vredestein Ultrac Vorti R” me dimensione 265/30 ZR21 para dhe 305/25 ZR21 pas. Shasia e M6 coupe-s është lëshuar për 35mm, transmeton “Zëri”.

Brendia e kabinës së udhëtarëve është e zbukuruar me mbulesa nga “Alcantar”, pedalet nga alumini dhe detaje nga kromi, ndërsa blerësit në dispozicion kanë edhe një pjesë të materialeve tjera me të cilat sipas porosisë mund ta pasurojnë kabinë. Ende nuk dihet kur do të del ky model në treg dhe sa do të kushtojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button