Anketa e QMBN-së: Damjanovski i pari në Kumanovë më pas vjen Latifi

Sipas rezultateve të anketës së Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar(QMBN) dhe Institutit për demokraci Societas Civilis nga Shkupi të në komunën e Kumanovës, Zoran Damjanovski i LSDM-së udhëheq në garë për kryetar komune me 21,7 % të votave, më pas vjen Zoran Gjorgjievski nga VMRO me 19,3%. 

Nuk është larg dhe kandidati i BDI-së, Arif Latifi me 19,1% ndërsa Alil Kurtishi ka përkrahjen e 4,1 % të anketuarve.

Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar(QMBN) dhe Instituti për demokraci Societas Civilis nga Shkupi në kuadër të projektit “Zgjedhja ime” realizojnë një sërë aktivitetesh të përbashkëta për zgjedhjet lokale 2013, të cilat përfshijnë hulumtime, mbikëqyrje të programeve dhe fushatave zgjedhore, të administratës zgjedhore dhe të ditës së votimit.

Pas ?nketës për rejtingun e partive në nivel shtetëror,  QMBN vazhdon edhe me prezantimin e rezultateve të hulumtimit të mendimit publik nëpër komuna për: përqindjen e daljes në zgjedhje, për cilën listë të këshilltarëve dhe për cilin kandidat për kryetar komuna do të votonin qytetarët e atyre komunave. 

Komunat e tjera për të cilat janë bërë anketa janë GostivariPrilepiStrumicaShtipi dhe tjera.

Hulumtimet janë bërë nëpërmjet anketës telefonike prej 8 deri më 11 mars 2013, në mostra reprezentative prej rreth 800 të anketuarve me margjinë gabimi +/- 3,5%. 

Më tepër informata mund të gjeni në http://mojotizbor.mk/izbori-2013/rejtinzi-i-rezultati/rejting-anketi.html /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button