(Video) fiton Bayern, Shaqiri 90 minuta

Bayern Munichu e ka shënuar fitoren e 22-të këtë sezon, ndërsa viktima e radhës ishte Bayer Leverkuseni, që u mposht me rezultat 1-2 para tifozëve të vet.

Në Bayer Arena u zhvillua një ndeshje e nivelizuar nga fillimi, por të parët që kaluan në epërsi ishin bavarezët.

Mario Gomez në minutën e 37-të shënoi për 1-0 dhe epërsinë e bavarezëve. Sulmuesi kështu iu kthye pas një kohe të gjatë golave.

Në pjesën e dytë Leverkuseni bëri përpjekje për ta barazuar rezultatin dhe i sakt në minutën e 75-të u tregua Simon Rolfes, i cili realizoi me asistimin e Boenisch për 1-1.

Ajo që u mendua të jetë një barazim, në fakt doli diçka tjetër. Ëollscheid realizoi golin e fitores, jo për Leverkusenin, por në portën e ekipit të tij, duke i dhënë kështu fitoren Bayernit për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar (87’).

Bayern Munichu është në krye të klasifikimit të tabelës në Bundesliga, me 20 pikë më shumë se sa Dortmundi në vendin e dytë, që e shkatërroi me rezultat 5-1 Freiburgun.

Lajme të ngjashme

Back to top button