(Video) Juventus shumë afër titullit, tani +12

Kampioni i Italisë, Juventusi, ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtimin e vështirë te Bologna, për të forcuar kreun e tabelës në Serie A.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me dominim të lehtë të Juventusit.

Ashtu sikurse në shumicën e ndeshjeve këtë sezon, Bianconerët e zgjidhën ndeshjen në pjesën e dytë.

Një asistim të Marchisios e shfrytëzoi mirë Mirko Vucinic (62’), që shënoi për 1-0 dhe epërsinë juventine.

Në vazhdim Juve kërkoi golin e sigurisë pasi sulmet bolonjeze shtoheshin vazhdimisht dhe atë Zonja e Vjetër edhe e arriti.

Tani ishte Mirko Vucinic ai që e ndihmoi Claudio Marchision që të shënonte për 2-0 (73’) dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Me këtë fitore, Juventusi përforcon vendin e parë me 12 pikë më shumë se Napoli, që e pret të dielën Atalantën në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Back to top button