BDI-raundin e dytë, nëse ka nevojë mbështesim Selën në Strugë!

Duke komentuar informacionet e plasuara ne media, se BDI do të mbështes kandidatin e PDSH-së në Strugë në raundit e dytë zgjedhor, zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, për Portalb ka thënë, se kjo parti qysh në vitin e kaluar ka sjell vendim se cilindo kandidat shqiptar që shkon në raundin e dytë zgjedhor do ta mbështes.

‘Para pesë muajve, kryesia e partisë ka sjellë vendim që nëse hipotetikisht kandidat tjetër shqiptar shkon në raund të dytë, ne do ti japim mbështetje të plotë. Por gjitha informacionet flasin se Arben Labenishti në mos në raundin e parë del në atë të dytin’ precizon Osmani.

Ndryshe, partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM, edhe përskaj gjitha dallimeve janë bashkuar për Strugën, me qëllim që mos tua lënë atë shqiptarëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button