Shqipëri, përmbytjet-gjendja po përmirësohet

Krahasuar me një ditë më parë situatë nga përmbytjet në Shqipëri këtë të shtunë duket pak më e qetë, ndërsa uji ka filluar tërheqjen nga zonat e përmbytura.

Në Shkodër, situata më problematike vijon të jetë në Komunën Ana e Malit, ku fshati Obot vijon të jetë nën ujë.

Shtabi i Emergjencave në Shkodër bën të ditur se në Obot, 5 banesa vijojnë të jenë të përmbytura, ndërsa rreth 100 banesa të tjera janë të izoluara nga uji. Rruga për në Obot vijon të jetë e pakalueshme si pasojë e prezencës së ujit.

Por edhe rruga për në fshatin Obot vijon të jetë e pakalueshme si pasojë e prezencës së ujit. Në komunën Ana e Malit rreth 1 800 ha tokë vijojnë të mbeten të përmbytura. Lëvizja në disa zona të kësaj komune vijon të bëhet me varka.

Rruga që lidh komunën e Dajcit me pjesët e tjera të rrethit të Shkodrës vijon të jetë e bllokuar. Niveli i ujit mbi trasen e kësaj rrugë, arrin deri në 1 metër.

E teksa situatë vijon të mbetet problematike në komunat Ana e Malit dhe Dajç, situata po shkon drejt normalizimit në komunat Bushat, Bërdic dhe Guri i Zi.

Edhe në Vlorë situata nga përmbytjet paraqitet disi më e qetë. Lumi Vjosë ka vijuar tërheqjen gjatë natës, ndërkohë që të përmbytura vijojnë të mbeten disa banesa.

Shtabi i Emergjencave në Vlorë bëri të ditur se problem mbetet mungesa e energjisë elektrike në disa fshatra të komunës Novosel, si pasojë e rrëzimit të shtyllave, ndërkohë që brigadat e riparimit të CEZ vijojnë punën për normalizimin e situatës.

I përmbytur vijon të mbetet aksi i vjetër nacional Vlorë-Fier, ku në zonën e Novoselës qarkullimi është i mundur vetëm me mjete të larta. Drejt normalizimit, situata edhe në Fier, ndërkohë që 200 hektar toke raportohen të përmbytura në komunat Kuc, Hekal, Frakull e Levan./Mia/

Lajme të ngjashme

Back to top button