Tragjedia e Gërdecit, Rama: Berisha varrosi shpresat për drejtësi

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi sot në 5-vjetorin e tragjedisë në Gërdec, ku nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve humbën jetën 26 persona.

Kreu i PS-së, përmes një shkrimi të publikuar në blogun e tij në internet me titullin “Edhe 100 ditë”, akuzoi kryeministrin Berisha se në mandatin e tij, shkatërroi dhe varrosi shpresën e familjarëve të Gërdecit.

“Mbetën 100 ditë nga ora e vendimit të popullit sovran për katër vitet e ardhshme. Si një rastësi domethënëse numërimi i këtyre 100 ditëve të fundit të pushtetit të zvjerdhur të PD, bie mu në përvjetorin e tragjedisë së Gërdecit. 

“Mandati i vjedhur i 2009 u përdor nga Saliu për të shkatërruar procesin gjyqësor dhe varrosur çdo shpresë të familjeve të viktimave për drejtësi.”

“Rilindja që duam do të vijë edhe si rilindje e shpresës tek drejtësia. Duke e nisur nga qeverisja me frymën e se drejtës jo me shkopin e padrejtësisë.”

“Përmes një qeverisjeje të drejtë, të hapur, të mbështetur tek vlera e së vërtetës e jo tek gënjeshtra si deri më sot, ne do vendosim një standard të ri.”

“Sot nuk ke çfarë kërkon në dyert e prokurorisë e të gjykatave përderisa nga dera e qeverisë nuk merr asgjë sipas nevojës po gjithçka sipas xhepit.”

“Sot çdo gjë që shteti ka detyrë të ofrojë është vetëm një mall që blihet. Drejtësia është mall. Kujdesi shëndetësor është mall.”

“Arsimi është mall. Madje edhe vetë komunikimi me zyrtarët e shtetit është mall. Pa lekë asgjë nuk merr nga ato që të takojnë me Kushtetutë, ligj e zakon.”

“E në fakt zgjedhja e 23 qershorit është një zgjedhje mes të drejtave e të mirave publike si vlera të garantuara të shoqërisë që duam, apo si mallra që blihen në pazarin e pushtetit të korruptuar që kemi”, shkruan Rama./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button