OBSH rekomandon që kur pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese dhe kovid të ndërrojnë jetë, vdekja të konsiderohet sikur ka ndodhur nga kovidi

Në rekomandimet e OBSH-së shkruan se çdo vdekje që ka ardhur si pasojë e Kovid-19, madje edhe rastet e mundshme që kanë rezultat të pacaktuar, ose edhe rastet e dyshimta që nuk kanë arritur të testohen, të shënohen në statistikë si raste të vdekjes nga Kovid-19. Pretendimi se vaksina është eksperimentale është i rrejshëm. ,,Pfizer” mоri leje për përdorim të plotë, gjë për të cilën pritej se do ta rrisë besimin e antivakserëve, mirëpo nuk ndodhi – ato vazhduan njëlloj si në këtë postim, ta vazhdojnë lojën e vjetër, shkruan Vërtetmatësi.

Po recenzojmë një pоstim në Facebook në të cilin në mënyrë paushalle janë shënuar pretendime që nuk janë të vërteta, ndërsa i referohen numrit ditor të personave të infektuar dhe të vdekur nga Kovid-19. Duke shpërndarë një fotografi nga një shkrim mediatik për këtë statistikë, në të cilën ka 41 persona të vdekur dhe 539 të infektuar me kovid, në postim thuhet:

Jam i sigurt se nëse ka të vdekur, të paktën gjysma apo edhe më shumë kanë vdekur për shkak të vaksinës eksperimentale, ndërsa të tjerët kanë vdekur nga sëmudje tjera. I sigurt jam se ende i vdesin njerëzit me qëllim që t’i detyrojnë të vaksinohen. Ta dini se kjo vaksinë eksperimentale është më e rrezikshmja deri më sot dhe se së bashku në Evropë dhe Amerikë ka mbi 20 mijë të vdekur nga vaksina dhe mbi 1 milion të sëmurë nga vaksina edhe atë me probleme serioze. Prandaj mos u gënjeni të vaksinoheni.

Autori i këtij postimi vendoset në atë pozitë sikur ai mund të tregojë së prej se janë shkaktuar rastet e vdekjeve. Për dallim nga mohimi i tij për ekzistencën e kovidit dhe mortalitetin  të cilin ai e shkakton, OBSH ka dhënë udhëzime të sakta se cilat raste duhet të shënohen si të vdekur nga kovidi. Është e vërtetë se pacientët me kovid mund të kenë edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, por nëse ka qenë apo jo kovidi shkaktar i vdekjes, atë mund ta konfirmojnë vetëm mjekët, dhe jo dikush prej në ajër.

Në rekomandimet e OBSH-së shkruan se çdo vdekje që ka ardhur si pasojë e Kovid-19, madje edhe rastet e mundshme që kanë rezultat të pacaktuar, ose edhe rastet e dyshimta që nuk kanë arritur të testohen, të shënohen në statistikë si raste të vdekjes nga Kovid-19. Vendimi final është i mjekut, mirëpo edhe nëse testi është negativ, ndërsa pasqyra klinike dhe historia e rastit janë qartësisht konzistente me Kovid-19, rasti duhet të ndiqet si Kovid-19.

Sipas dokumentit të shpallur nga OBSH-ja, e të cilin e ndjek vendi ynë, definimi për atë se çka është vdekje e shkaktuar nga Kovid-19 është:

Si vdekje për shkak të Kovid-19 definohet vdekja e cila ka rezultuar nga një sëmundje klinikisht kompatibile, me rast të mundshëm ose të vërtetuar të Kovid-19, nëse nuk ka arsye të qartë ndryshe të vdekjes, e cila nuk mund të lidhet me Kovid-19. Për shembull trauma. Vdekja e cila ka ardhur si pasojë e Kovid-19, nuk mund t’i ngarkohet asnjë sëmundjeje tjetër, për shembull kancerit, dhe duhet të numërohet pa dallim të rrethanave për të cilat ekziston dyshimi se e kanë nxitur rrjedhën agresive të Kovid-19.

Domethënë, vendi ynë saktë i definon të vdekurit nga Kvid edhe nëse ato kanë sëmundje bashkëshoqëruese, sepse sipas OBSH-së vdekja nuk duhet t’i ngarkohet ndonjë komorbiditeti tjetër. Në faqen 4 të udhëzimit për regjistrimin e rasteve të vdekjes për shkak të kovidit thuhet:

Ka gjithnjë e më shumë dëshmi se personat me komorbiditete ose sistem imunitar të kompromituar janë më të rrezikuar nga vdekja nga kovidi.

Domethënë, nuk është se personat vdesin nga sëmundjet e tjera bashkëshoqëruese, por në kombinim me kovidin ato sëmundje bëhen të vështira për të menaxhuar. Koronavirusi shkakton sëmundjen Kovid-19 e cila mund të përfshijë më shumë sisteme të organizmit, nga ai respirator e deri te krijimi i trombeve. Nuk dihet se kush si do të preket dhe këtë e përsërisin shumë mjеkë nga fillimi i pandemisë e deri sot.

Me tutje, në postimin që e recenzojmë deklarohet rrejshëm se ato persona me sëmundje bashkëshoqëruese, nëse nuk kanë vdekur nga sëmundjet, atëherë patjetër duhet të vdesin nga ,,vaksina eksperimentale” e cilë është ,,shumë e rrezikshme” dhe ,,prej të cilës në Evropë dhe SHBA ka mbi 20 mijë të vdekur”.

Pretendimi se vaksina është eksperimentale është i rrejshëm. ,,Pfizer”  mоri leje për përdorim të plotë, gjë për të cilën pritej se do ta rrisë besimin e antivakserëve, mirëpo nuk ndodhi – ato vazhduan njëlloj si në këtë postim, ta vazhdojnë lojën e vjetër.

Vaksina e ,,Pfizer” është plotësisht e miratuar për aplikim tek personat më të vjetër se 16 vjet. Agjencia amerikane për ushqim dhe barna në raportin e saj për miratimin permanent që e mori ,,Pfizer”, përfshiu të dhëna nga analizat e bëra tek 44 mijë njerëz. Sipas këtij raporti, vaksina e quajtur ,,Komirnati” është 91% efektive në parandalimin e sëmundjes Kovid-19.

Komesari i Agjencisë amerikane për ushqim dhe barna, Xhenet Vudkok, tha se publiku mund të jetë plotësisht e sigurt se vaksina e plotëson standardet më të larta të sigurisë, efektivitetit  dhe standard të larta në mënyrën e prodhimit.

Pas këtij informacioni se vaksina e Pfizerit mori miratim të plotë nga FDA, forcat e armatosura të SHBA-ve njoftuan se do të kërkojnë zyrtarisht që të gjithë 1.3 milionë pjesmarrës aktivë të tyre të vaksinohen.

Agjencia amerikane në fillim i dha Pfizerit një leje të përkohshme, që nënkupton miratim në të cilin FDA konstatoi se dobitë e vaksinës i tejkalojnë rreziqet potenciale në kushte të pandemisë. Ndërsa leja më e re e plotë, është e përhershme.

Edhe kur kishte leje vetëm për përdorim urgjent, vaksina e ,,Pfizer” nuk ishte e patestuar. Përkundrazi, leja për përdorim urgjent u lëshua në bazë të testimeve klinike, që treguan se është 94% efikase tek personat më të vjetër se 56 vite, 95% efikase tek personat me së paku një komorbiditet, që i bën më të ndjeshëm të krijojnë pasqyrë të rëndë klinike nga Kovid-19, dhe 96 % efektive te personat me peshë të madhe trupore, gjendje që i bën më të ndjeshëm ndaj pasojave të Kovid-19. Ndërsa dokumentin që e tregon këtë gjë, mund ta shihni në këtë link.

Në fazën e parë, vaksina e ,,Pfizer” u aplikua te një numër i vogël i njerëzve të shëndetshëm dhe gradualisht rritej doza që të sigurohet se tolerohet mirë. Faza e parë e përcaktoi se sa duhet të jetë doza ideale. Faza e dytë e studimeve klinike të kësaj vaksine përfshiu më shume vullnetarë me gjendje të ndryshme shëndetësore, jo vetëm ato që janë plotësisht të shëndetshëm. Në këtë fazë rezultatet e vaksinësn u krahasuan me rezultatet e placebos.

Nuk u paraqitën probleme, prandaj testimi klinik kaloi në fazën e tretë. Mijëra vullnetarë, të zgjedhur rastësisht e pranuan në këtë fazë vaksinën ose placebon. Kjo fazë i ndihmoi hulumtuesit e Pfizerit që ta masin efektin e vaksinës.

Në fazën e tretë të  analizës klinike për ,,Pfizer”,  8 nga 17.411 njerëz që e kanë pranuar vaksinën janë infektuar me Kovid, në krahasim me 162 persona nga 17.511 që kanë pranuar placebo, gjegjësisht nuk e kanë marrë vaksinën.

Pikërisht prej  këtyre informacioneve,  hulumtuesit vërtetuan se vaksina është 95% efikase në parandalimin e infeksionit me Kovid.

Më pas, që të marrë leje për përdorim në gjendje urgjente, vaksina duhet të jetë e testuar në mbi 3 mijë persona dhe së paku gjysma e tyre të ndiqen të paktën dy muaj pas dozës së dytë. 

Sipas Ministrisë së shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut:

Vaksina është e sigurt dhe në testimet klinike ishin të përfshirë më shumë se 40 mijë persona,

Për shkak të gjitha fakteve të sipërshënuara, konstatojmë se nuk është e vërtetë se vaksina është eksperimentale, nuk është e vërtetë se njerëzit nuk vdesin prej Kovidit, por prej sëmundjeve bashkëshoqëruese (kjo është individuale në çdo rast dhe komplikimet që i kanë njerëzit me komorbiditete sipas udhëzimit të OBSH-së janë faktor më i madh i rrezikut për epilog fatal). Nga ana tjetër, akuzat se me qëllim i vrasin njerëzit që t’i trembin të tjerët për tu vaksinuar, është akuzë për vepër penale e cila është paushalle dhe e pa mbështetur, por nuk është gjë e re në botën e konspiracioneve.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button