Koçovski: Në Strugë pretendojmë 13 këshilltarë

LSDM dhe VMRO-DPMNE do të prezantohen nesër me tubim të përbashkët në Strugë ku do të promovojnë listën e përbashkët për këshilltarë që do të zhvillohet nesër në pallatin e kulturës.

Tani për tani nuk ka informacione të sakta se kush nga krerët e të dy partive do të marrë pjesë në tubim , ndërsa sipas informatave paraprake mësohet se Igor Ivanovski do të jetë nga LSDM-ja.

Për herë të parë nga 20 vjet ekzistenca e shtetit maqedonas, LSDM dhe VMRO-DPMNE janë bashkuar në garën e zgjedhjeve lokale për Strugën me përpjekjen për ta marrë udhëheqësin këtij qyteti me shumicë shqiptare.

Kandidati i përbashkët i VMRO-së dhe LSDM-së për Strugën Vlladi Koçovksi tha se shpreson që zgjedhjet të kalojnë të qeta dhe pa incidente, ndërkohë që bëri apel që ata të sigurohen me forca policore. 

Koçovski tha se pret që në komunë të përfaqësohen me minimum 13 këshilltarë

Lajme të ngjashme

Back to top button