Hitzfild fton 5 shqiptarë për Zvicrën

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi janë ftuar për ta përfaqësuar Zvicrën në takimin e radhës kualifikues për Botërorin ‘Brazili 2014’.

Pesë futbollistët shqiptarë do ta ndihmojnë Zvicrën për sfidën e 23 marsit, në udhëtim kundër Qipros. Të kujtojmë se në takimin e fundit të ‘helvetikëve’, atë miqësor kundër Greqisë, Shaqiri nuk ishte grumbulluar për shkak të lëndimit, ndërsa i ftuar nuk ishte as Xhemaili.

Lajme të ngjashme

Back to top button