Hajnat vjedhin akumulatorët e dritave në Vodno, vlera e tyre është 280.000 denarë

Qyteti i Shkupit e informon publikun se javën e kaluar persona të panjohur kanë kryer vjedhje të tetë akumulatorëve të dritave me energji solare që ndriçon vend panoramën e parë në park-malin Vodno, si dhe gjashtë akumulatorë tjerë të dritave në vend panoramën e dytë.

Dritat që i ndriçojnë dy vend panoramat janë pronë e Qytetit të Shkupit, ndërsa vlera e akumulatorëve të vjedhur është 280.000 denarë. 

Qyteti i Shkupit vjedhjen e kryer e ka paraqitur në polici e cila tani është në kërkim të kryerësve të vjedhjes. 

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve ta ruajnë pajisjen urbane dhe sipërfaqet e gjelbra publike, si dhe ta respektojnë rendin komunal./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button