Zeqiri me sportistët, Bexheti te invalidët, Arifi në Sellcë

Tre kandidatët për qytetin e Tetovës sot kanë zhvilluar aktivitetet e tyre parazgjedhore.

Kandidati i RDK-së për Tetovën Izet Zeqiri sot ka akuzuar agjencinë për rini dhe sport se është duke lënë anësh shqiptarët duke mos ndarë mjete për sportdashësit tetovarë.

“Dihet se kjo agjenci në vit  mbi 22 milion euro për të ndërtuar salla dhe terrene sportive. Qendra sportive e cila është nën kompetencat e këtij agjensioni , është shkatërruar  tejmase dhe e lënë padore si qendër e vetme në Tetovë” tha Zeqiri.

Ai premtoi se nëse zgjidhet ai kryetar i  Tetovës do ti përkushtojë rëndësi sportit në Tetovë dhe do ti përkrahë sportistët.  

Bexheti vizitoi personat me invaliditet

Kandidati i PDSH-së për Tetovën, Sadi Bexheti sot ka vizituar Shoqatën e personave me invaliditet dhe gjysmë invaliditet në Tetovë.

“Kjo nuk është vizita ime e parë te Shoqata e personave me Invaliditet Trupor, andaj këtu ndjehem si në shtëpinë time. Jam përkujdesur shumë për këtë shoqatë dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen të përkujdesem. Do të jetë e përhershme përkrahja jonë ndaj kësaj shtrese të veçantë sociale. Në çdo projekt të realizuar infrastrukturorë kemi pasur parasysh nevojat dhe kërkesat e personave me nevoja të veçanta për të siguruar lëvizje të lirë për ta. Projektin për ndërtimin e infrastrukturës për këta persona do ta vazhdojmë edhe me investime në të gjitha shkollat dhe institucionet nën kompetencë të komunës së Tetovës” tha Bexheti.

Ai deklaroi se ka hapur vende të reja pune për personat me nevoja të veçanta dhe se të njëjtit janë të përfaqësuar denjësisht në administratën e komunës së Tetovës.

Arifi: Liria që gëzojmë sot u ngritën mbi sakrificën e dëshmorëve të 2001-shit

Në Kalanë e Sellcës u shënua sot 12 vjetori i fillimit të konfliktit të armatosur, i njohur si ‘Pranvera e Dinjitetit’. Atje ishte prezente dhe kandidatja e BDI-së për kryerare të Tetovës, Teuta Arifi.

“Nuk ka pylli gjeth sa gjak e djersë u derdh në atë stinë pranvere të 2001 për të mbrojtur edhe njëherë votrat stërgjyshore e për të mos lejuar shkeljen mbi gjithçka që është e shenjtë për shqiptarin, e mbi të gjitha mbi shpirtin e tij liridashës, mbi vendosmërinë për të jetuar i njëjtë mes të barabartëve dhe i papenguar për të krijuar vlera të larta qytetëruese. Liria që gëzojmë sot, rikthimi i të drejtave të nëpërkëmbura dhe sigurimi i ca të tjerave të panjohura gjer në atë kohë, ngriten mbi themelet e sakrificës së bijëve tanë, në sajë të së cilës filloi dhe ndërtimi i një të ardhmeje më të drejtë e më të ndritshme për brezat që vijnë, e që meritojnë të jetojnë me dinjitet e mirëqenie më të lartë në këtë nënqiell të Evropës Juglindore” deklaroi Arifi para fillimit të evenimentit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button