Anketa e QMBN-së: Rufi Osmani fiton në Gostivar, VMRO-DPMNE-ja në Prilep dhe Shtip, LSDM-ja në Strumicë

Sipas rezulatateve të anketës së Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar(QMBN) dhe Institutit për demokraci Societas Civilis nga Shkupi të realizuar në katër komuna, Rufi Osmani udhëheq në garë për kryetar komune në Gostivar me 28,8% të votave, ndërsa VMRO-DPMNE-ja udhëheq në Prilep dhe Shtip, e LSDM-ja në Strumicë.

Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar(QMBN) dhe Instituti për demokraci Societas Civilis nga Shkupi në kuadër të projektit “Zgjedhja ime” realizojnë një sërë aktivitetesh të përbashkëta për zgjedhjet lokale 2013, të cilat përfshijnë hulumtime, mbikëqyrje të programeve dhe fushatave zgjedhore, të administratës zgjedhore dhe të ditës së votimit.

Pas ?nketës për rejtingun e partive në nivel shtetëror, sot i prezantuan rezultatet e hulumtimit të mendimit publik në katër komuna për: përqindjen e daljes në zgjedhje, për cilën listë të këshilltarëve dhe për cilin kandidat për kryetar komuna do të votonin qytetarët e atyre komunave. 

Katër komunat e para për të cilat janë bërë anketa janë Gostivari, Prilepi, Strumica dhe Shtipi. Anketa do të bëhen edhe në dhjetëra komuna të tjera gjatë kësaj jave dhe do të publikohen deri të hënën, 18.03.2013.

Hulumtimet janë bërë nëpërmjet anketës telefonike prej 8 deri më 11 mars 2013, në mostra reprezentative prej rreth 800 të anketuarve me margjinë gabimi +/- 3,5%. 

Më tepër informata mund të gjeni në http://mojotizbor.mk/izbori-2013/rejtinzi-i-rezultati/rejting-anketi.html /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button