Sela, Gruevskit: Mos e shih Strugën në ëndërr, je i ri e t’çet buza “tomël”…

Kandidati i PDSH-së për kryetar në komunën e Strugës Ziadin Sela, përmes faqes së tij në rrjetin social Facebook, ka komentuar lidhur me fjalimin e kryeministrit Gruevski në qytetin e Strugës, i cili me shumë entuziazëm apeloi deri tek popullata maqedonase në Strugë për për ta mbështetur kandidatin e koalicionit VMRO-LSDMS-së dhe për të vënë në krye të saj një kryetar maqedonas.

“Mos e shih Strugën në ëndërr, je i ri e t’çet buza “tomel”… është komenti i Selës në Facebook, i cili zgjoi shumë interes dhe mbështetje tek ndjekësit e tij në rrjetin social.

Kujtojmë që VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë bërë koalicion të përbashkët për qytetin e Strugës duke pretenduar që në krye të kësaj komune me shumicë shqiptare të jetë kandidati i VMRO-DPMNE-së Vllado Koçovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button