DAP: nesër skadon afati i paraqitjes së tatimeve, gjoba deri 3 mijë euro!

Nesër skadon afati për paraqitjen e tatimeve personale në Drejtorinë e të hyrave publike (DAP). 

Deri në këto momente siç na tha Vesna Novakoviq, zëdhënëse e DAP-it, ka mjaftë njerëz nëpër sportelet e të gjitha pikave qendrore dhe rajonale për paraqitjen e tatimit, ndërsa me të dhëna përfundimtare do të dilet ditët në vijim.

‘Nesër siç e kemi bërë të ditur disa herë, është afati i fundit për paraqitjen e tatimeve. Numri i qytetarëve të cilët kanë paraqitur tatimet personale është mbi 100 mijë, dhe siç e dimë ende presim gjatë këtyre dy ditëve të fundit të shtohet numri i tyre, ndërsa me të dhënat precize apo përfundimtare do të dalim pas skadimit të afatit’ tha Novakoviq.

Ndryshe, personat juridik apo fizik të cilët nuk e kryejnë këtë detyrim deri në afatin i cili skadon nesër, sanksionet janë 1000 euro, për personat fizik, derisa për subjektet ekonomike ligji parashikon gjobë në vlerë prej 2.000 deri 3.000 euro në kundërvlerë të denarit, ndërsa për shkeljen e bërë të personit përgjegjës të firmës, do t’i shqiptohet gjobë në vlerë prej 750 euro në kundërvlerë të denarit.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për të Ardhura Publike, 2011-ën këtë e kanë bërë rreth 200 mijë aq sa edhe janë të obliguar me ligj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button