Parlamenti i Maqedonisë me ikonografi kishtare

Edhe pse Maqedonia është një shtet multikonfesional, shumë institucione publike në vend madje edhe parlamenti i shtetit nuk i respekton parimet e multikonfesionalitetit dhe trajtimit të barabartë të gjitha besimeve fetare.

Në ambientet e brendshme të institucionit më të lartë në vend, ka të vizatuara grafite dhe ikona që pasqyrojnë kulturën e njërës fe, konkretisht të asaj krishtere.

Lidhur me këtë problematikë zëdhënësi i parlamentit të Maqedonisë deklaroi se ata vizatime nuk kanë të bëjnë me diskriminim apo nënçmimin e ndonjë besimi fetar, por paraqesin grafite kulturore, madje ai arsyetoj se ata i ka punuar një mysliman.

“Nuk e di pse ju shqeteson kjo çëshjte, ata janë grafite kulturore dhe madje i ka vizatuar një muslman” deklaroi zëdhënësi i Parlamentit të RM-së Todor Pendarov.

Nga Bashkësia fetare Islame e Maqedonisë shprehen të shqetësuara me këtë fenomen që po ndodh në institucionet shtetërore, ata thonë se në disa raste kur kanë marr pjesë në takime me organet shtetërore janë detyruar të lëshojnë takimet për shkak të prezencës në ambientet e institucioneve publike të ikonave kishtare.

“Ne vazhdimisht kemi shprehur shqetësimin tonë mbi këtë situatë, prania e grafiteve të njërës fe në ambientet e institucioneve publike, diskriminon shumë përfaqësuesit e besimeve të tjera në vend duke pasur parasysh se jetojmë në një shtet multireligjioz. Ne kemi reaguar edhe në kohën kur krijuan bankënotat e reja me përmbajtje fetare të krishterë. Vazhdimisht kemi apeluar dhe apelojmë që të merren masa ndaj këtij lloj diskriminimi. Të gjithë jemi taksapagues të këtij shteti andaj edhe sipas rregullave demokratike duhet të kemi trajtim të barabartë” theksojnë nga BFI.

Përveç parlamentit, ikonografi kishtare, duke përfshirë këtu vizatime të ndryshme, kalendarë dhe simbole të tjera përdoren edhe në spitale si dhe institucione të ndryshme publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button