Arkëtari i postës vjedh 12.600 euro, kontrollori e shantazhon për 27.000 euro

Kontrollori dhe arkëtari kryesor i Postës së Maqedonisë në Manastir kanë përfunduar në paraburgim, pasi dje policia u ngriti padi penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare, informojnë nga MPB-ja.

Sipas policisë, nga fillimi i këtij viti, kontrollori i postës ka vërejtur se arkëtari kryesor me mashtrim ka vjedhur nga Posta e Maqedonisë rreth 780.000 denarë (12.600 euro). Ai e ka shantazhuar arkëtarin se nuk do ta paraqesë, dhe ai i ka dhënë më shumë se 1,7 milionë denarë (27.600 euro), thotë ?PB-ja.

Në ndërkohë policia është duke punuar në zbardhjen e vjedhjes së madhe që ndodhi në postën e Manastirit gjatë javës së kaluar, kur dsia hajdutë vodhën një sef me para. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button