Osmani: Qytetarët nuk e kanë vështirë të dallojnë hajdutin nga i ndershmi

Kryetari i RDK-së Rufi Osmani dhe kandidati për kryetar të Gostivarit u takua me banorët e fshatit Raven dhe Zdunjë.

“Tashmë qytetarët nuk do ta kenë të vështirë të bëjnë zgjidhje në këto zgjedhje, sepse është shumë e thjeshtë të bësh zgjedhje ndërmjet njerëzve të ditur, të ndershëm dhe hajdutëve të cilët i kemi nga ana tjetër, të cilët vodhën komunën kur udhëhiqnin me të dhe dëmtuan komunën kur ishin në qeveri. Osmani mes të tjerash tha se në RDK, shumë të rinj dhe të reja janë profesionalisht të përgatitur t’ju mbajnë ligjërata atyre nga i pari deri tek i fundit por për dije, përparim, drejtësi e jo për krim” tha Osmani.

Në takimin me banorët e fshatit Raven dhe Zdunjë mbajti fjalim edhe bartësi i listës për këshillin komunal Afrim Iljazi i cili tha se banorët e dinë shumë mirë dhe vlerësojnë investimet dhe angazhimin e kryetarit Rufi Osmani.

RDK mbrëmë ka mbajtur konventën promovuese të kandidatit të  RDK-së për kryetar të komunës së Tetovës, Izet Zeqiri.

Ai tha se në tetë vitet e fundit është dëshmuar se BDI dhe PDSH nuk janë të aftë të udhëheqin funksione me përgjegjësi. Ai mes tjerash tha se do të angazhohet për zhvillimin ekonomik, punësimin dhe tërheqjen e investitorëve të huaj në Komunën e Tetovës

Lajme të ngjashme

Back to top button