Pas Kostovskit, edhe Trajanovski paralajmëron tramvaj për Shkupin

Me qëllim të përmirësimit të transportit publik në kryeqytet, Qyteti i Shkupit, ka shpallur thirrje publike për partneritet publik privat për ndërtim, financim, transfer dhe menaxhim të linjës së tramvajit në Shkup, informon Nafie Selmani, nga sektori për marrëdhënie me opinion.

‘Thirrja publike përfshin përgatitjen e elaboratit për mbrojtjen e ambientit jetësor, ndërtimin e stacioneve të tramvajit, depove dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Arsyetimi për ndarjen e kontratës për themelimin e partneritetit publik privat rrjedh nga nevoja për implementimin e konceptit të ri të organizimit të transportit publik të udhëtarëve në territorin e qytetit të Shkupit, i cili dukshëm do ta përmirësojë kualitetin, shpejtësinë, efikasitetin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e transportit publik ekzistues të udhëtarëve në qytetin e Shkupit’ tha Selmani.

Me implementimin e linjës së tramvajit pritet rritja e numrit të qytetarëve të cilët do ta shfrytëzonin transportin publik privat. 

‘Kontrata për themelim të partneritetit publik privat do të ndahet në periudhë prej 35 viteve gjatë kësaj afati fillon të llogaritet prej datës së lidhjes së saj.Para skadimit të afatit, partneri privat është i detyruar që t’ia dorëzoj udhëheqjen Qytetit të Shkupit sistemin e tramvajit me të gjitha shtojcat dhe përmirësimet’ informoi ajo.

Afati i dorëzimit të ofertës është më së voni deri më 3 prill 2013.

Ndryshe para katër-pesë viteve në kohën kur me Shkupin udhëhiqte Trifun Kostovski, premtoi ndërtim të linjës së tramvajit.

Atëherë u paralajmërua se tramvaji i parë do të promovohet në maj të 2009-ës, prej Aerodromi në Qendër./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button