Thaçi apelon tek mërgimtarët të vijnë të votojnë për Selën dhe Strugën shqiptare!

 
Gjatë tubimeve të djeshme të PDSH-së, në fshatrat Ladorishtë, Veleshtë dhe Dollogozhdë, kryetari i PDSH-së, për herë të parë u bëri thirrje të gjithë mërgimtarëve që të vijnë në ditën e votimit dhe të votojnë për Ziadin Selën, që të eliminohet mundësia e humbjes së Strugës.

” Ju e dini që unë asnjëherë nuk kam thirrur, nuk ka apeluar tek bashkatdhetarët tanë që punojnë jashtë vendit, që të vijnë të votojnë. Këtë herë e shfrytëzoj rastin dhe ju lus të përcillet. Të gjithë shqiptarët që punojnë jashtë, le të harxhojnë nga 200 euro apo 200 franga dhe të vijnë të votojnë për Ziadin Selën. Thuajuni se kjo është një harxhim shumë i vogël në krahasim me harxhimet që i kanë bërë me të tjerët, të cilët i kanë manipuluar mjetet e tyre. Është shumë e rëndësishme se pas 10 viteve, që kishim të gjithë një habi, po më duket se sinqerisht çështja shqiptare po vjen në binarë të vërtetë.” – u shpreh kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.  

Lajme të ngjashme

Back to top button