Edhe Sadi Bexheti premton Zyrë Studentore

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës dhe kryetari aktual i kësaj komune, Sadi Bexheti dje ka pritur në zyrën e tij një grup studentësh nga Universiteti i Evropës Jug-Lindore.

“Me këtë vizitë studentët më inkurajuan për të vazhduar edhe më tej ndryshimet e qytetit për të ardhmen më të mirë të tyre. Në mandatin e ardhshëm do të ndërtojmë zyrën studentore ku të gjithë studentët do të kenë mundësi të japin idetë e tyre për projektet që do të realizojmë me organizatat e huaja. Do të krijojmë një fond të posaçëm për studentët që dëshirojnë të studiojnë në universitetet prestigjioze “, tha Bexheti.

Ai informoi se për çdo vit janë ndarë bursa për studentët e talentuar të USHT-së dhe UEJL-së në bashkëpunim me fondacionin italian “Pedrollo” ndërsa Komuna ka punësuar studentët më të mirë të USHT dhe UEJL të cilët dhe kanë kryer punën praktike në administratën e komunës së Tetovës.
Bexheti të martën njashtu ka vizituar njërën nga fabrikat më të suksesshme të prodhimtarisë së tekstilit nga rajoni i Pollogut.

Ai tha se për katër vite me radhë, duke e anëtarësuar Tetovën në Asociacion evropian të tekstilit (ACTE), është krijuar hapësira e nevojshme që industria e tekstilit në Tetovë të marr një shtysë të re në tregun evropian. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button