AKE-ja do ta masë cilësinë e shërbimeve të operatorëve

Agjencia për komunikime elektronike prej sot fillon me matjen e cilësisë së shërbimeve nga operatorët telekomunikues.

Pajisja e re matëse është vendosur në vendin e quajtur “Zajçev rid” dhe me të AKE-ja do t’i masë të gjitha parametrat e shërbimeve që i japin operatorët.

Pajisja do të promovohet sot, ndërsa në prezantim të do marrë pjesë edhe drejtori i AKE-së, Robert Ordanoski.

Me rregulloren e re të AKE-së, operatorët duhet të plotësojnë minimumin e parametrave të shërbimeve që ua japin qytetarëve.  Nëse operatori nuk e bën këtë është paraparë denim prej 7 deri në 10 përqind të të ardhurave vjetore të operatorit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button