Sheikët e PSG e blejnë Rooneyn

Drejtuesit e Paris Saint-Germain janë të bindur se ata do ta transferojnë Wayne Rooneyn për 25 milionë sterlina gjatë afatit kalimtar të verës por ata tani dëshirojnë që edhe Luis Nanin ta kenë në radhët e veta.

Sheikët janë të gatshëm që të bëjnë një ofertë prej 40 milionë sterlina për të marrë dyshen e Manchester United.

Mediat franceze mbrëmë kanë bërë të ditur se, “Çështja e Rooney-t është punë e kryer”.

Rooneyt i kanë mbetur edhe dy vjet kontratë me Manchester United por presidenti i PSG-s Nasser Al-Khelaifi e ka bërë anglezin cak kryesor për ta transferuar.

Përveç Rooney-t, PSG ka ndërmend që të ofrojë 15 sterlina për portugezin Luis Nani që është i bindur se kjo është sezoni i fundit te United.

Lajme të ngjashme

Back to top button