Lëkurë e irrituar dhe e djegur nga dielli?

Në qoftë se keni ndenjur në diell për shumë kohë, atëherë ju mund të eksperimentoni pak me recetat që mund të përgatisni që të keni një efekt sa më të mirë

Kjo maskë është i vetmi trajtim magjik i cili do të zbusë dhe do të qetësojë lëkuren e irrituar, përveç kësaj ajo është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur.

Përbërësit:
Kos i thjeshtë natyral
Krem aloe vera

Përgatitja:
Merrni një filxhan të thjeshtë me kos, sigurohuni që të mos jetë i  përzierë me pluhur, atë ruani për fëmijët. Vendoseni kosin mbi fytyrë të pastër dhe të thatë, dhe e lini të qëndrojë 15-20 minuta, pastaj shpërlani fytyrën me ujë të vakët. Acidi laktik i cili ndodhet në kos do të ndihmojë lëkuren tuaj që të zbutet dhe të rikthehet në një gjendje normale, dhe probiotikët do të ndikojnë në uljen dhe qetësimin e irritimit të lëkurës.

Në qoftë se keni ndenjur në diell për shumë kohë, atëherë ju mund të eksperimentoni pak me recetat që mund të përgatisni që të keni një efekt sa më të mirë. Pra, masës së kosit, para se t’a vendosni në fytyrë mund t’i shtoni dy lugë krem aloe vera për të pasur një efekt edhe më befasues.

Lajme të ngjashme

Back to top button