Presidenti Bajden i uroi Pendarovskit 30-të vjetorin e Pavarësisë, duke i garantuar vazhdim të partneritetit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka njoftuar në lidhje me urimin e pranuar nga presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden, në lidhje me 8 shatorin – Pavarësinë e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“I nderuari president, në emër të popullit amerikan, ju uroj Ditën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Duke shënuar këtë rast, gjithashtu e shënojmë 25 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike dhe miqësinë e fuqishme mes dy kombeve tona. Vendet tona i bashkojnë lidhjet tona familjare dhe historike, si dhe vlerat tona të përbashkëta demokratike dhe përkushtimi në të drejtat e njeriut”, uroi Bajden.

Ai vlerësoi që partneriteti jonë do të vazhdojë t’i shërbejë popullit në të dy vendet.

“Me krenari përshëndesim Maqedoninë e Veriut si anëtari i 30-të i NATO-s, duke e pranuar që vendi juaj ka dhënë kontribut në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit shumë më herët se ajo të anëtarësohet në Aleancë”, shkruan Bajden, duke paralajmëruar që SHBA-ja do të vazhdojë të jetë mbështetësi i fortë i Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button