EMA vlerëson të dhënat për dozën e tretë të vaksinës Pfizer – vendimi pritet për disa javë
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) thotë se po vlerëson të dhënat mbi dozën e tretë ose përforcuese të vaksinës Pfizer/Biontec kundër kovid-19, e cila jepet gjashtë muaj pas dozës së dytë te personat mbi 16 vjeç, transmeton Portalb.mk.
Lidhur me kërkesën e Biontek, EMA njoftoi se do të bëjë vlerësim të shpejtë të të dhënave dhe rezultati pritet “në javët e ardhshme”.
Kompania amerikane “Moderna” të premten njoftoi se ka kërkuar miratim me kusht nga EMA për dhënien e vaksinës kundër koronavirusit në një dozë prej 50 mikrogramë.
Në njoftimin e “Modernës” thuet se përgjigja e EMA-s pritet brenda një kohe të arsyeshme.
Vaksinat “Moderne” dhe “Pfizer” me dy doza bazohen në teknologjinë e re mRNA.
EMA gjithashtu tha se po vlerësonte të dhënat mbi përdorimin e dozave shtesë të vaksinave të mRNA tek personat me sistem të dobësuar imunitar.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) javën e kaluar njoftoi se nuk ka nevojë urgjente për vaksina përforcuese kundër kovid-19 tek personat që janë të vaksinuar plotësisht.
ShBA-të po përgatiten të fusin doza përforcuese, pasi eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci të dielën tha se zyrtarët ka të ngjarë të marrin që së shpejti tl marrin leje rregullatore për dozë përforcuese të vaksinës Pfizer.